U mbajt takimi bilateral i programit BNK Shqipëri – Kosovë

Në kuadër të implementimit te programit IPA BNK Shqipëri-Kosovë, me 12 Qershor 2023 u mbajt takimi bilateral në mes dy Strukturave Operuese të programit në zyrat e SASPAC në Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mbarëvajtjen e programit, përgatitja e aplikimit per Asistencën Teknike për fazën IPA III 2021 – 2027, aktivitetet në të ardhmen e afërt dhe çështje tjera implementimi dhe bashkëpunimi dypalësh në kuadër të programit