U mbajt takimi i dytë konsultativ ndërmjet Qeverisë dhe komunave

6 Korrik  2018, Prishtinë

Sot Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në dorëheqje, z. Ivan Todsijevic ka marrë pjesë në takimin e dytë konsultativ në mes të Qeverisë dhe Komunave. Në këtë takim është diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit si dhe për Ligjin për shfrytëzim dhe këmbim të pronave komunale. Në takim ishin prezent Kryeministri, z. Ramush Haradinaj dhe Kryetarët e Komunave.

Me këtë rast Ministri Todosijevic ka prezantuar rezultate konkrete të punës intensive të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal  dhe Zyrës së Kryeministrit gjatë dhjetë muajve :

“Me sponzorizim të MAPL-së është kompletuar baza ligjore për vetëqeverisjen lokale. Tashmë Ligjit për Prishtinën ka hyrë në fuqi dhe është finalizuar projektligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin të pronës komunale. Çështjet e ngritura nga Kryetarët në takimin e parë, tashmë kanë gjetur adresë dhe zgjidhje nga Qeveria. Këto kërkesa në bashkëpunim me Ministrinë e Financave janë inkorporuar në buxhetin 2019 (fonde shtesë për fëmijët me nevoja të veçanta; fonde shtesë për pagat jubilare të shërbyesve publik);

Për herë të parë janë formalizuar  dhe nënshkruar 5 marrëveshje të bashkëpunimit në mes të komunave me komunat e shtetit të IOWA-së të SHBA-së, për fushat: zhvillim ekonomik, kulturë, arsim, industri, bujqësi etj. Gjithashtu është dizajnuar skema e përbashkët e granteve sipas perfomancës komunale. Në bashkëfinancim me  SDC / DEMOS kemi arritur të mbështesim 25 komuna kurse nga fondi stimulues  i MAPL-së  kemi mbështetur 11 komuna.  Është  nënshkruar Marrëveshja me USAID-in për projektin pesë vjeçar të LEGO-s në vlerë prej 12 milion euro në 16 komuna. Është dizajnuar skema e përbashkët e granteve bazuar në performancë komunale (bashkëfinancim i fondeve publike dhe qeverisë zvicerane-9 milion euro).

Është punuar në fuqizimin e transparencës komunale, zbatimin e strategjisë për vetëqeverisje lokale  2016-2026 si dhe në fuqizimin e perfomancës komunale.

 

Ministria mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vetëqeverisjes lokale, tha Ministri  Todosijevic në fjalën e tij. ”