Dje, datë 15.05.2019 në zyrat e MAPL-së u mbajt takimi informues në mes të përfaqësuesve të projektit “Ndërtimi i institucioneve ndërkufitare” (CBIB +) i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), përfaqësuesve të MAPL-së në cilësi të strukturës operative (SO) të programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë dhe delegacionit të BE-së në Kosovë, për të diskutuar në lidhje me fazën e re të projektit të CBIB + që ka filluar më datë 01 janar 2019 dhe përfundon në shtator 2021.
Gjatë këtij takimi nga përfaqësuesit e projektit të CBIB + u bë një prezantim lidhur me aktivitetet e parapara në kuadër të fazës së tretë të projektit, ku u prezantuan aktivitetet që do të zhvillohen në të ardhmen si dhe u diskutua në lidhje me nevojat e SO-së për mbështetje në aspektin e ngritjes së kapaciteteve dhe fushave tjera të rëndësishme.