Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bashkë me Ministrin për Kthim dhe Komunitete, z. Dalibor Jevtic, vizituan komunën Partesh/Pasjan, ku morën pjesë në shënimin e trevjetorit të formimit të kësaj komune.
19 gusht 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri Petrovic, uroi Kryetarin e Komunës, Nenad Cvetkoviq, zyrtarët si dhe të gjithë banorët e kësaj komune, me rastin e shënimit të trevjetorit të formimit të Komunës dhe punës së suksesshme.
“Shpresoj që edhe në periudhën që vjen do të punoni si edhe deri më tani, me qëllim të arritjeve të rezultateve sa më të mira në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve për qytetarë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Me këtë rast, Ministri Petrovic i është dorëzuar mirënjohje në shenjë falënderimi nga ana e kryetarit të Komunës, për kontributin dhe ndihmën e dhënë për qytetarët e komunës Partesh/Pasjan.