Vazhdimi i ciklit të takimeve me komunat e lejuara për programin e BNK-së Shqipëri-Kosovë 2014 – 2020

Prishtinë, 12 Korrik 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar/Divizioni për Bashkëpunim Ndërkomunal ka vazhduar takimet informues me komunat e pjesës jugore të Kosovës (Suharekë-Mamushë si dhe Rahovec – Malishevë), të cilat janë zona të lejuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri- Kosovë 2014-2020.

Me këtë rast, u prezantua thirrja e dyte për projekt propozime në vlerë prej 2.040.000,00 euro, rregullat dhe procedurat, aplikantët e kualifikuar që kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje, si dhe prioritet e përfshira për aplikim.

Në takimin informues pjesëmarrës ishin përfaqësues nga komunat e përfshira në regjionin e lejuar të programit, përkatësisht nga pjesa jugore e Kosovës.