Zëvendësministri Gecaj: Regjistrimi i qytetarëve Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas është mjaft i rëndësishëm për realizimin e të drejtave elementare si dhe për faktin se do ta avancojë vendin në dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit 6 shkurt 2014, Prishtinë
Zëvendësministri Gecaj: Regjistrimi i qytetarëve Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas është mjaft i rëndësishëm për realizimin e të drejtave elementare si dhe për faktin se do ta avancojë vendin në dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit
Me qëllim të promovimit të drejtave të komuniteteve, me theks të veçantë të së drejtës së regjistrimit, si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar fushatën për regjistrim për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës , z. Burim Berisha vizatuan vendbanimet e banuar me komunitetet Rom Ashkalinjë dhe Egjiptas që banojnë në komunën e Fushë Kosovës.
Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj tha se duhet të ndërtojmë standarde evropiane dhe regjistrimi i qytetarëve është elementi bazik nëpërmjet të cilit ata do ti realizojnë të drejtat e tyre.
“Regjistrimi i qytetarëve Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas është mjafti rëndësishëm për integrimin e komuniteteve e njëkohësisht do ta avancojë vendin në dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit” tha Zëvendësministri MAPL-së, z. Bajram Gecaj.
Ndërsa Kryetari i Komunë së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha tha se komuna i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për procesin e regjistrimit të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas RAE dhe se ky regjistrim do të krijoj mundësinë për të verifikuar gjendjen reale të këtyre komuniteteve, ndërsa lidhur me regjistrimin do të inkuadrohen edhe organizatat jo-qeveritare dhe akterët tjerë me interes që do të ndihmonin realizimin me sukses të këtij procesi.
Zëvendësministri Gecaj dhe Kryetari Berisha, vizituan një familje rome në komunën e Fushë Kosovës për tu njohur për së afërmi me gjendjen e tyre, ndërsa ekipet e MAPL-së në kuadër të fushatës së regjistrimit kanë shpërndarë fletëpalosje, banerë dhe bluza në gjuhën shqipe, serbe, rome dhe turke.
Fushata për regjistrim falas të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas organizohet çdo vit në muajin prill, me qëllim të përmbushjes së objektivave që dalin nga Strategjia dhe Plani i Veprimit. Kjo fushate përveç që do të informojë komunitetin për rëndësinë e regjistrimit gjithashtu do të identifikojë qytetarët e paregjistruar dhe do të bëhet verifikimi i regjistrave civil për të evituar regjistrimin e dyfishtë.