Zëvendëkryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka marrë pjesë në konferencën “Gërmia Hill” e cila është organizuar nga Këshilli i Evropës për punë të jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës , në panelin: “Leksionet e mësuara në Ballkan”.
9 Nëntor 2012 Prishtinë
Zëvendëkryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka marrë pjesë në konferencën “Gërmia Hill” e cila është organizuar nga Këshilli i Evropës për punë të jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në panelin: “Leksionet e mësuara në Ballkan”.
„Integrimet euroatlantike na kanë ndryshuar definitvisht pamjen në botë dhe tregimi për një jetë më të mire dhe më të sigurt po funkcion në Ballkan i cili me decenje më parë është shkatrruar me luftëra dhe me gjendjet pas lufrave. Nuk dua të flas për atë se kush na ka bërë më shume apo më pak, por dua të them se nuk do të kishte kurfar ndryshimi pa përkrahjen e fortë të bashkësisë ndërkombëtare në krye me administratën Amerikane “, tha në këtë konferencë ministri Petrovic.
Përvec Ministrit Petrovic në konferencë kanë marë pjesë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Francës dhe funkcioner i lartë në Kosovë Bernard Kushner, shefi i zyrës së BE në Kosovë, Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësues të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.