Bazuar në vendimin e Qeverisë, Ministria e Pushtetit Lokal është përgjegjëse për përcaktimin e kritereve dhe krijimin e një komisioni për vlerësimin e dëmit të shkaktuar në ndërtesat e banimit në komuna për shkak të vërshimeve.
Ministria e Pushtetit Lokal do të përcaktojë kriteret e kompensimit sa më shpejt që është e mundur, duke respektuar të gjitha rregulloret ligjore, ndërsa komisionet ndërministrore do të kenë për detyrë të kontrollojnë dëmet dhe të përcaktojnë fondet e buxhetit, bazuar në situatën e vlerësuar.
Bazuar në vendimin e Qeverisë, Ministria e Pushtetit Lokal formoi dy komisione:
1. Komisioni ndërministror për përcaktimin e kritereve për kompensim;
2.Komisioni ndërministror për verifikimin e vlerësimit të dëmit me kërkesë të komunave.
Ministria e Pushtetit Lokal mbetet e përkushtuar ndaj komunave dhe zgjidhjes së të gjitha problemeve të tyre.