Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic, është takuar me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Pieter Feith… 28 shkurt 2011 Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic, është takuar me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Pieter Feith.
Në këtë takim zëvendëskryeministri dhe ministri Slobodan Petroviq, ka falënderuar z. Feith për rolin dhe punën që ka, jo vetëm në ministrinë Administrimit të Pushtetit Lckal por në tërë Kosovën.
"Unë i thashë z. Feith se edhe paraardhësi im ka punuar shumë dhe ka ngritur standard të lartë në punën e kësaj ministrie, kështu që edhe mua më mbetet detyrë të arrij standarde të larta gjatë punës në këtë ministri. Ne jemi pjesë e Qeverisë së Kosovës. Partia ime ka edhe dy ministra të tjerë në Qeverinë e Kosovës të gjithë e kemi një politikë të njëjtë, të punojmë sa më shumë në interes të një jetë sa më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës” – është shprehur ministri Petrovic.
Edhe Përfaqësuesi i zyrës civile Ndërkombëtare ka shprehur kënaqësinë se është takuar me z. Petrovic duke theksuar se z. Petroviq është anëtari i parë i Qeverisë së Kosovës, të cilit i shfaqë respektin e tij.
"Ne biseduam se si mcnd të ndërtojmë dhe forcojmë institucionet përtej Ibrit dhe komunat e tanishme, si dhe si ta qojmë përpara procesin në pjesën veriore të Mitrovicë, duke organizuar edhe zgjedhjet në atë pjesë dhe jam shumë i lumtur që dëgjova edhe nga ministri interesimin për të alokuar forca shtesë për atë pjesë dhe për të vazhduar bashkëpunimin me ICO-në” tha z. Feith.
Në këtë takim gazetarët shprehën interesimin e tyre në lidhje me bisedimet Prishtinë-Beograd. Zëvendëkryemisnitri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, tha se ai dhe partia e tij do të kenë përgjegjësinë që të punojnë sa më mirë në interes të qytetarëve të Kosovës.
"Përshëndesim bisedimet me Beogradin dhe presim që rezultatet të jenë të mira, ne nuk mbajmë anën as të njërës as të tjetrës palë, por mbajmë anën e qytetarëve të Kosovës. Keni përcjellur politikën e partisë sonë dhe asnjëherë nuk jemi munduar të popullarizohemi, por të punojmë. Atë ditë që kam pranuar këtë detyrë jam takuar edhe me ekipin përgatitor të Mitrovicës prej të cilëve kam kërkuar rezultatet që janë në interes të një jete sa më të mirë të qytetarëve. Qytetarët në pjesën veriore duhet të shohin interesin jo vetëm të kësaj ministrie por edhe të Qeverisë së Kosovës dhe detyra ime bazohet në tri pika: Implementimi i mëtutjeshëm i decentralizimit, forcimi i komunave të reja dhe bashkëpunimi me të gjitha komunat tjera dhe krerët e tyre”-theksoi ministri Petrovic.
Ndërkaq, përfaqësuesi civil Ndërkombëtar, Pieter Feith në lidhje me zgjedhjet në pjesën veriore tha se kjo punë do një përgatitje të mirë dhe fillimisht duhet përmirësuar sundimin e ligjit në atë pjesë. Ndërkohë që dialogu Prishtinë-Beograd do sjell perspektivë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
"Unë pres që ne do të organizojmë zgjedhjet e vitit të ardhshëm në komunën e Mitrovicës së Veriut. Ajo merr përgatitje, por më e rëndësishme është që të krijojë sundimin e ligjit dhe për të mundësuar që qytetarët të kenë qasje në shërbimet qeveritare, për të siguruar hapësirë për forcat që duan demokracinë për të ecur përpara” – tha Feith.