Në vizitën e sotme në komunën e Novobërdës dhe Ranillugës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic ka theksuar rëndësinë e decentralizimit në … 16 mars 2011, Prishtinë
Në vizitën e sotme në komunën e Novobërdës dhe Ranillugës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic ka theksuar rëndësinë e decentralizimit në përmbushjen e standardeve evropiane, në veçanti në fushën e vetë-organizimit dhe kushteve më të mira të jetës për qytetarët e Kosovës.
z. Petroviq i ka ofruar kryetarit Bajrush Imeri si dhe kryetarit Gradimir Mikic mbështetje në përmbushjen e synimeve të procesit të decentralizimit.
"Do të vazhdohet përkrahja e komunave nga niveli qendror pasi që ky është qëllimi i ekzistimit tonë dhe njëherësh shpresoj se komunat do të jenë në gjendje të bëjnë caktimin e prioriteteve për projektet që janë të rëndësishme për zhvillimin e komunës “, ka thënë z. Petrovic.
Është shënuar një rritje e dukshme në vitin e fundit sa i përket numrit të banorëve në Novobërdë. Komuna e Novobërdës nga kjo qeveri, sikurse edhe nga e kaluara, kërkon trajtimin e njëjtë të cilin e kanë edhe komunat e reja të cilat për momentin janë me prioritet.
Novobrda ka një sipërfaqe prej 204 km2. Në rast të pamundësisë për të kryer obligimet, kjo komunë ka marrëveshje me komunat tjera për të marrë ndihmën e duhur. Problem për këtë komunë paraqitet komuna e Gjilanit.
Problemi tjetër me të cilin ballafaqohet kjo komunë është mungesa e pajisjeve për zyrë si dhe mungesa e buxhetit për t’i blerë ato. Ndërtimi i objektit që do të mundësonte vende të reja pune është një projekt me prioritet i kësaj komune, meqë është rritur numri i vendbanimeve, ndërkaq ka mungesë hapësire.
MAPL me rastin e vizitës në komunën e Novobërdës ka dhuruar 100.000 euro.