Në Çagllavicë u organizua debati mbi Platformën e normalizimit të marrdhënjeve me Serbinë . Ndër pikat kryesore në këtë debat ishte qëllimi si të ndihmohet në dialogun Prishtinë-Beograd… 12 prill 2011, Prishtinë
Në Çagllavicë u organizua debati mbi Platformën e normalizimit të marrdhënjeve me Serbinë . Ndër pikat kryesore në këtë debat ishte qëllimi si të ndihmohet në dialogun Prishtinë-Beograd.
Gjatë këtij debati të organizuar nga Qendra Medijale në Çagllavicë, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic tha se dialogu Prishtinë-Beograd nuk është e nevojshme që të politizohet dhe të shërbejë në zgjidhjen e problemeve.
"Mendoj se kjo platformë është e përgjithshme dhe nuk paraqet hapa të qartë për të arritur standardet evropiane. E di se Serbia nuk ka një politikë të veçantë dhe vazhdimisht po paraqet probleme edhe në procesin e regjistrimit, kështu që po paraqet pengesë edhe në rrugën drejt BE. Burimet njerëzore në Kosovë janë të pamjaftueshme dhe ka nevojë për një angazhim më të madh në përmirësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë, si dhe një theks të veçantë duhet t’i vihet procesit të decentralizimit dhe sundimit të ligjit- u shpreh zëvendëskryeministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se në periudhën e ardhshme pret të ketë ndikim më të madh edhe ng shoqëria civile dhe se do të angazhohet në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i ndarë nga procesi i integrimeve.
"Ky dialog ka për qëllim t’ju ndihmojë të dy palëve dhe besoj se do të zgjidh disa çështje konkrete në mënyrë që edhe Kosova dhe Serbia t’i bashkohen BE”- tha z. Fitou.
Ndërkaq Luan Shllaku, nga Fondacioni kosovar për shoqëri të hapur, tha se "Prishtina zyrtare duhet ta shfrytëzojë dialogun që të kërkojë nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave dhe nisjen e procesit të integrimit".