"Kam marrë për obligim që këtë proces ta drejtoj në rrugën sa më të drejtë dhe të gjejmë zgjedhje kualitative për të gjithë qytetarët” tha… 26 mars 2011, Prishtinë
"Kam marrë për obligim që këtë proces ta drejtoj në rrugën sa më të drejtë dhe të gjejmë zgjedhje kualitative për të gjithë qytetarët” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë konferencës me gazetarë.
Në këtë konferencë, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, prezantoi punen e tij njëmuajshe si dhe paralajmëroi proceset me prioritet mbi të cilat do te realizohet plani i MAPL-së gjatë këtij viti.
Si pikë të parë të prezantimit të aktiviteteve njëmuajshe të tij, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se ka vizituar 16 komuna të Kosovës ku është njohur për afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen komunat dhe se do ti mbështesë komunat në realizimin projekteve me prioritet.
Ndër aktivitet me rëndësi, Zëvendëskryeministri Petrovic potencoi se MAPL ka finalizuar agjendën legjislative e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, tashmë pjesë e Strategjisë Legjislative 2011 të miratuar nga Qeveria. Ndërsa do të procedojë për miratim projekt-ligjin për bashkëpunim ndër-komunal, projekt-ligjin për disa ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, si dhe projekt-ligjin për qytetin e Prishtinës. Zëvendëskryeministri Petrovic tha se në lidhje me konfliktin e interesit të zyrtarëve të komunave, të cilët në zgjedhjet e fundit janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, MAPL ka përgatitur udhëzimet e nevojshme për komunat.
Lidhur me realizimin e procesit të decentralizimit dhe reformën në pushtetit Lokal, z. Petrovic tha se do të vazhdojë të punojë më intensitet të shtuar në fuqizimin komunave dhe realizimin e procesit të decentralizmit bashkë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
"Kam marrë për obligim që këtë proces ta drejtoj në rrugën sa më të drejtë dhe të gjejmë zgjedhje kualitative për të gjithë qytetarët” tha zëvendëskryeministri Petrovic.
Po ashtu Zëvendëskryeministri Petrovic, njoftoi se në mbledhjen e fundit të Grupit Ndërministror për Decentralizmin është marr vendimi për ndryshimin e termave të referencës së Ekipit Përgatitor Komunal të Mitrovicës së Veriut, si është rekomanduar hartimi i një plani të veçantë për aktivitetet që do të zhvillohen në Mitrovicën e Veriut në vitin 2011. Po ashtu, së shpejti në Mitrovicën e Veriut do të hapet zyra e EPK, së bashku me zyrën e MAPL.
Gjatë Konferencës me gazetarë, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic bëri të ditur se MAPL, ka përgatitur raportin Gjithëpërfshirës i Monitorimit të Komunave për vitin 2010 i cili do ta prezantohet më 28 mars dhe përmban të dhëna të përgjithshme rreth funksionimit të organeve komunale, duke u koncentruar në funksionimin e ekzekutivit dhe kuvendet e komunave.