Zëvendësministri i MAPL-së z. Basri Musmurati priti në takim Zëvendësministrin e MPB – së së Shqipërisë z. Ferdinand Pone

06 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë  së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati  priti në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë z. Ferdinand Pone.

06 shtator 2011, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë  së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati  priti në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë z. Ferdinand Pone.

Me këtë rast, Zëvendësministri  z. Basri Musmurati e falënderoi  homologun e tij nga Shqipëria z. Ferdiand Pone për pjesëmarrjen e tij dhe te përfaqësuesve nga MPB –ja e Shqipërisë  në “Konferencën  Ndërkombëtare për Vetëqeverisje lokale”.

Gjatë këtij takimi Zëvendësministri Musmurati e njoftoi z. Pone lidhur me organizmin e qeverisjes lokale në Kosovë,  procesin e decentralizimin si dhe  rolin e MAPL-së në raport me komunat e Kosovës.

Zëvendësministri Musmurati kërkoi nga z. Pone që bashkëpunimi mes dy Ministrive të vazhdojë sikurse mw parë dhe tha se nevoja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë ka rëndësi të veçantë në shkëmbimin e përvoja me të mira sa i përket organizmit të qeverisjes lokale.

Zëvendësministri Ferdinand Pone tha se Shqipëria sikurse ne rastet tjera mbetet e përkushtuar të bashkëpunojw me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes për të dyja vendet me theks të veçante në shkëmbimin e përvojave në fushën e avancimit të qeverisjes lokale.