Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra e Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e lansimit të projektit duke e shënuar fillimin e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe që zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë. 18 shtator 2014
Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra e Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e lansimit të projektit duke e shënuar fillimin e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe që zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë.
Projekti DEMOS mbështet Kosovën në procesin e saj të tranzicionit drejtë një shteti demokratik dhe të decentralizuar në të cilin komunat ushtrojnë qeverisje gjithëpërfshirëse sociale dhe ofrojnë shërbime efektive sipas nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.
Gjatë ceremonisë, DEMOS nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me secilën nga 17 komunat e saj partnere, si dhe ndau grante për këto komuna për vitin 2015, në bazë të performancës së tyre.
Gjithsej 806.500 Euro do të jenë në dispozicion për projekte komunale në vitin 2015. Komunat do të përdorin këto grante për punë, furnizime apo shërbime në fushat si menaxhimi i mbeturinave, hapësira publike, trafiku komunal, menaxhim financiar dhe demokraci lokale.
Shuma e grantit për secilën komunë partnere varet nga performanca e tyre (dhe e lidhur me numrin e popullatës). Performanca komunale është vlerësuar në bazë të të dhënave zyrtare nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave dhe Auditori i Përgjithshëm, në fushat si në vijim:
· menaxhimi financiar – zbatimi i rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm dhe vjelja e tatimit në pronë;
· demokraci lokale – raportimet e kryetarëve të komunave në takimet e kuvendeve komunale dhe publikimi i akteve të kuvendeve komunale;
· shërbimet publike – mbulueshmëria dhe cilësia e shërbimeve komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hapësirave publike dhe trafikut komunal.
Sistemi i granteve të DEMOS-it nxitë komunat në përmirësimin e performancës së tyre: sa më e lartë të jetë performanca komunale aq më i lartë do të jetë granti vjetor.
Përveç granteve, DEMOS gjithashtu do të ofrojë asistencë teknike për komunat partnere gjatë 3.5 viteve të ardhshme në:
· Përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në fushën e hapësirave publike, trafikut komunal dhe menaxhimit të mbeturinave;
· Përmirësimin e menaxhimit financiar dhe transparencës;
· Përmirësimin e demokratizimit të pushtetit lokal dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje;
· Përmirësimin dhe harmonizimin e politikave për qeverisjen lokale;
Vëllimi total financiar i Demos-it është 8.650.000 Euro.
Përveç 17 komunave (që mbulojnë rreth 40% të popullsisë së Kosovës), partnerë të DEMOS-it janë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave dhe ministritë e tjera të linjës si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
15 nga 17 komunat partnere kanë përmbushur kriteret e përshtatshmërisë për të përfituar grant për vitin 2015. Rezultatet (në shkallë nga 1 – 6) dhe shuma e grantit për komunë është si në vijim:
Komuna
|
Rezultati i performancës
|
Shuma e grantit për 2015 në euro
|
Gjakovë
|
1.86
|
110,000
|
Graçanicë
|
2.22
|
33,000
|
Hani i Elezit
|
1.92
|
33,000
|
Junik
|
2.28
|
33,000
|
Kaçanik
|
1.86
|
44,000
|
Kamenicë
|
0.94
|
40,000
|
Kllokot Vërbovc
|
2.06
|
22,000
|
Lipjan
|
0.64
|
45,000
|
Novobërdë
|
1.28
|
30,000
|
Pejë
|
1.94
|
110,000
|
Prishtinë
|
2.25
|
264,000
|
Rahovec
|
1.11
|
45,000
|
Ranillug
|
2.25
|
22,000
|
Shtime
|
3.08
|
48,000
|
Viti
|
1.61
|
49,500
|