Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq priti sot një delegacion… Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq priti sot një delegacion të lartë të Republikës së Shqipërisë në krye me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Haxhinasto.
Gjatë takimit të dy zyrtarëve aksenti ka qenë në bashkëpunimin e gjatë të dy vendeve mike sidomos në sferën e integrimeve euro atlantike.
Këmbimi i përvojave të Shqipërisë në procesin e decentralizmit mund ti ndihmojë zhvillimit të drejt të proceseve në Kosovë. Shqipëria si vend i cili që nga viti 2010, pjesë e regjimit pa viza në BE, do të jetë ndihmë e madhe e aspiratave të njëjta të Kosovës.
“Dëshira ime dhe porosia është që Shqipëria dhe Kosovë të jene pjese e Bashkimit Evropian. Ky takim miqësor na mundësoi që ne të shkëmbejëm përvojat tonë në këtë temë”, tha Zv/kryeministri Petroviq.
Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Haxhinasto falënderoi për pritjen që i bëri z. Petroviq dhe tha:
“Është shumë e rëndësishme për Kosovën që kjo shoqëri është multietnike dhe në këtë mënyrë do të mund që Kosova në mënyrë paqësore të integrohet drejt BE-së. ”
Në fund z. Haxhinasto e ftoi Zv/kryeministrin Petroviq për një vizitë zyrtare në Shqipëri.