24 korrik 2020, Prishtinë
Znj. Vjollcë Jashanica dhe Znj. Flutura Hoxha nga MPL-ja kanë marrë pjesë në trajnimin online: Zbatimi i platformave elektronike në ofrimin e trajnimit, i organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Agjencinë Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Në këtë aktivitet janë përfshirë të gjithë trajnerët që kanë çertifikatën e “Trajner i IKAP” të marrë nga IKAP, apo nga IKAP-i në bashkëpunim me partner nga institucionet dhe organizatat me të cilat janë organizuar trajnimet dhe janë çertifikuar si trajnere/ë.
Qëllimi i trajnimit është të ofroi njohuri dhe të rrisë shkathtësitë për mënyrën e zbatimit të trajnimeve elektronike. Platforma e cila do të përdoret në trajnim është “Skype for Business”. Kjo platformë është në përdorim në të gjitha institucionet e vendit si pjesë e pakove të shërbimeve që administrohen nga ASHI për nevoja të institucioneve të vendit.