1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:
1.1. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit Evropian;
1.2. Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike të cilat hartohen nga strukturat e ministrisë, duke siguruar që këto dokumentet te jene në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre;
1.3. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së;
1.4. Kujdeset në krijimin e një sistemi interaktiv në mënyrë që të ketë koordinim mes procesit të zhvillimit të politikave dhe planeve me procesin e planifikimit buxhetor të ministrisë, veçanërisht përmes zhvillimit të deklaratave strategjike buxhetore;
1.5. Koordinon punën në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së), Planin Vjetor te Punës dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera strategjike;
1.6. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe Planit Vjetor te Punës dhe raporton tek institucionet relevante, me theks te veçante tek ZKM dhe MIE;
1.7. Udhëheq koordinimin e asistencës se IPA-së, dhe asistencës së jashtme bilaterale dhe multilaterale;
1.8. Siguron që ndihma e jashtme është e ndërlidhur dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Qeverisë dhe Ministrisë si dhe është e ndërlidhur me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë;
1.9. Ofron ndihmë për departamentet dhe strukturat tjera të ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve;
1.10. Ofron mbështetje Departamenteve Ligjore sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me Acquis, si dhe kujdeset që legjislacioni që kërkohet nga PVPE-ja të futet në Strategjinë Legjislative të Qeverisë;
1.11. Bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e burimeve njerëzore në ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit në çështjen që lidhen me integrimin evropian;
1.12. Bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e komunikimin në ministri për çështjet e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me integrimin evropian;
1.13.Ndihmon monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor institucional të Ministrisë, si dhe aktiviteteve tjera për reformimin institucional të ministrisë;
1.14. Departamenti është përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe/ose pjesëmarrjen në takimet e rregullta te procesit te Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me Organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë;
1.15. Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Sekretari I Përgjithshëm që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit.
2. Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Integrime Evropiane;
3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave është dhjetë (10).
Kontakti:
DËFRIM GASHI – Udhëheqës i Departamentit
E-mail. Defrim.gashi@rks-gov.net
Tel.