Departamenti për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e DZhQK-së janë si në vijim:

1.1. Mbështetë Ministrinë në hartimin e planeve, projekteve si dhe strategjive në përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe pavarësimin e komunave;

1.2. Kontribuon në bashkërendimin e aktiviteteve në përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm komunal;

1.3. Ofron mbështetje për komunat në fushën e zhvillimit ekonomik lokal;

1.4. Përkrahë institucionet publike në hartimin e projekteve dhe zbatimit të tyre në nivel komunal;

1.5. Përgatit, planifikon dhe zbaton Planin Vjetor për zhvillim dhe menaxhim të projekteve në nivel lokal.

2. Drejtori i Departamentit për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal;

3.2. Divizioni për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal është trembëdhjetë (13).

 

 

 

Kontakti:

FETIJE BEGOLLI – Udhëheqëse e Departamentit 

E-mail: fetije.begolli@rks-gov.net

Tel: +383 (0) 38 200 64 141