1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale janë:
1.1. Zhvillon, ri-shikon dhe monitoron zbatimin e Sistemit të Performancës së Komunave;
1.2. Përcakton kriteret dhe standardet për matjen e performancës së komunave bazuar në nivelin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj publikut;
1.3. Menaxhon skemën e granteve të performancës komunale;
1.4. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve/projekteve për zhvillimin e kapaciteteve apo edukimin profesional të zyrtarëve komunal;
1.5. Shqyrton nevojat për reforma në qeverisjen komunale, zhvillon politika dhe ndërmerr aktivitete për zbatimin e reformave;
1.6. Përgatit raporte periodike të komunave mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike;
1.7. Monitoron dhe udhëzon komunat në ngritjen e transparencës në qeverisjen komunale dhe ofrimin e informatave ndaj publikut.
2. Drejtori i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Matjen e Performancës Komunale;
3.2. Divizioni për Avancim të Kapaciteteve dhe Reformave Komunale;
3.3. Divizioni për Transparencë Komunale.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Performancë dhe Transparencë Komunale është pesëmbëdhjet (15).
Kontakti:
DRIN HARAQIA
Udhëheqës i Departamentit
E-mail: drin.haraqia@rks-gov.net
Tel: +383 (0) 200 64 157