Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në

organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;

1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;

1.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;

1.6. Ofron shërbime logjistike për ministrinë;

1.7. Mirëmban pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe ofron shërbime sipas nevojave dhe planifikimit;

1.8. Mbështet Ministrinë me përkthim dhe pajisje të teknologjisë së informacionit (TI-së).

2. Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto Divizione:

3.1. Divizioni për Buxhet dhe Financa;

3.2. Divizioni i Burimeve Njerëzore;

3.3. Divizioni për Shërbime Logjistike dhe Mbështetje IT-së;

3.4. Divizioni për Arkivë, Dokumentim dhe Përkthim.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është tridhjetë e tetë (38).

 

 

 

Kontakti:

NAZMI HALIMI – Udhëheqës i Departamentit 

E-mail: nazmi.halimi@rks-gov.net

Tel: +383 (0) 38 200 64 103